Simptomat e lisë së majmunëve. Foto: REL

IKShPK blen testet e para për detektimin e lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka blerë 1 mijë teste për detektimin e Lisë së Majmunëve.

Në kontratën e nënshkruar me kompaninë “Interlab Sh.P.K”, IKShPK ka paguar testet në vlerë prej 6 mijë e 132 euro.

Me këto para, IKShPK do të blejë 20 pako me nga 50 teste, pra gjithsej do të blihen 1 mijë teste.

Sipas dosjes së tenderit, kjo kontratë ka vlerë nga data 10 qershor e deri më 9 korrik.

Në Kosovë, më 4 qershor janë ngritur dyshime për një rast të mundshëm me linë e majmunëve në Kosovë.

Sipas informacioneve zyrtare mostra e marrë nga qytetari i dyshuar me këtë virus është dërguar në një laborator në Holandë për detektim.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon rastin e dyshimtë me linë e majmunëve