IKShPK apel qytetarëve t'i respektojnë masat kundër COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë të respektojnë rregullat.

Pas shtimit të rasteve, IKShPK-ja u është lutur qytetarëve, pasi COVID-19 ende nuk është zhdukur.

Gjithashtu, IKShPK-ja ka kërkuar nga institucionet e vendit dhe inspektorët për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim, për të mbajtur rendin.

Ky është kërkesa e plotë e Institutit:

Të nderuar qytetarë!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!