IKSHP lut qytetarët që të kenë kujdes kur ushqehen gjatë verës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ushqyerjes.

Sipas IKSHPK gjatë verës së kaluar qytetarët kanë ëprfunduar në spital ëpr shkak të helmimeve me ushqime të kontaminuara.

IKSHPK ka apeluar që qytetratë të bëjnë:

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin

-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

-pas përdorimit të tualetit

-pasi të pastroni hundën

pasi të prekni një kafshë

-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.