Ikin nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë, arrestohen në Klinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të cilët nga njësiti policor i stacionit policor Gjakovë janë ndaluar derisa kishin qenë duke udhëtuar me një furgon me targa vendore. Me atë automjet sipas policisë të dyshuarit kishin vjedhur në Klinë.

“Të dyshuarit sipas informatave kishin ikur nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë, dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.