Dëmtohet ura në Mitrovicë, Foto: KALLXO.com

IHMK: Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri sot në mesditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata me reshje do të vazhdojë deri gjatë orëve të mesditës së sotme (e hënë).

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga 18 nëntori kanë vazhduar edhe dje, duke përfshirë tërë territorin e Republikës së Kosovës, por më të shprehura ishin në disa zona, siç janë Kosova veriore (Mitrovicë, Leposaviq), pastaj Dukagjin (Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë) e të tjera.

“Kjo situatë ka shkaktuar vërshime neperë disa zona, të cilat sipas llogaritjeve hidrologjike të bëra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (Sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), janë të një periudhe kthyese 5 deri 20 vj”- thuhet në njoftim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meterologjike.

Sipas IHMK-së të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu, përderisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.