Moti

IHMK: Do të ketë reshje, por nuk parashikohen vërshime

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë është parashikuar të jetë më i freskët, me vranësia dhe reshje shiu herë pas here.

Megjithatë, Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tha se nuk parashihen vërshime lumore, duke pasur parasysh thatësinë ekstreme që ka mbizotëruar.

“Pasdite pritet reshje me pas edhe nesër në disa vende mundet me pas instensitet pak ma të lartë, mirpëo duke e pas parasysh thatësinë ekstreme që u kanë gjatë këtyre muajve, nëpër lumenj nuk parashikohet dhe nuk ka mundësi me pas përmbytje lumore, sepse kanë qenë të thata shumica e rrjedhave” – tha Kastrati për KALLXO.com.

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë lëvizjeve pas paralajmërimeve për erëra të forta dhe reshje shiu pasditen e së hënës dhe të martën.

IHMK ka parashikuar që gjatë kësaj jave temperatura minimale do të jetë 8 gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 28 gradë Celsius.