IHMK: Brezovica me cilësi mesatare të ajrit

Sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Brezovica sot ka ajër me cilësi mesatare.

Ndërsa ajër me cilësi të pranueshme ka në: Gjilan, Drenas, fshatin Dardhishtë, Han të Elezit, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Prishtinë (IHMK dhe ish-Rilindja) dhe Prizren.

Matësit tregojnë ajër me cilësi të mirë sot ka fshati Palaj në Obiliq.

Cilësi të ajrit sot nuk ka treguar matësi mobil i vendosur në Zonën Industriale në Prishtinë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura, stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan. Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.