Igball Jashari. Foto: Screenshot, FC Prishtina, Facebook

Igball Jashari prezantohet te FC Prishtina me këngën kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit

Igball Jashari, anëtar i familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, është prezantuar si lojtari më i ri i klubit të futbollit FC Prishtina.

Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën “Mora fjalë”, e cila i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai e ka kënduar këtë këngë në tubimin e parë me skuadrën, para ndeshjes debutuese me Trepçën ’89, e cila do të zhvillohet të mërkurën.

Para si t’i bashkohet Prishtinës, Igball Jashari ka qene pjesë e Shkollës së Futbollit “Kurda” si dhe e ekipit KF Drenica.