Identifikohet shoferi i kamionit ku u gjetën 39 persona të vdekur në Angli (FOTO)

Shoferi i kamionit në të cilin u gjetën 39 persona të vdekur në qytetin Grays të Anglisë është identifikuar nga një këshilltar lokal si Morris Robinson, raporton CNN.

Paul Berry, këshilltari lokal për Armagh (zona ku jeton Robinson në Irlandën Veriore), i tha CNN se ai mësoi për arrestimin pasi foli me babanë e Robinson.

Berry konfirmoi për CNN identitetin e shoferit, duke thënë se ai njihej në vend si “Mo.”

Në orët e para të ditës së mërkurë, Policia e Essex tha që një burrë 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut mbetet në paraburgim nën dyshimin për vrasje.

“Unë nuk do të komentoj mbi identitetin e të dyshuarit”, tha Zëvendës Shefi i Përgjithshëm i Policisë së Essex, Pippa Mills gjatë një konference për shtyp.

Të dhënat e para thonë se të vdekurit janë 38 të rritur dhe një person i moshës së re.

Autoritetet thonë që kamioni erdhi nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead të shtunën.

Më poshtë gjeni foton e shoferit të kamionit.

Foto: Facebook/CNN