Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Identifikohet i dyshuari që sulmoi një person në Prishtinë

Një sulm fizik ka ndodhur në rrugën “Ilir Durmishi” në Prishtinë, ku një person është sulmuar nga disa persona të dyshuar.

Më datën 30 mars, ishte raportuar ky rast në stacionin policor jugu në Prishtinë dhe menjëherë pas raportimit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Policia ka raportuar se, sot kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar, i cili është A.Gj., shtetas i Kosovës, 49 vjeç.

I dyshuari është ndalur në pikën kufitare të Hanit të Elezit, dhe i është inicuar rast për veprën ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.