Ilustrim

Identifikohet e dyshuara që në rrjete sociale ka publikuar video duke shtënë me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një e dyshuar e cila në rrjetet sociale kishte publikuar një video ku ajo shihej duke shtënë me armë zjarri.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt” – thuhet në raport të policisë.

Sipas PK, rasti ka ndodhur në Vushtrri, më 3 shkurt, rreth orës 22:30.

Rasti është iniciuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.