Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Identifikohen dy të dyshuar për zjarrvënie në Prizren e Suharekë

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të cilët dyshohen se kanë shkaktuar veprën penale “Zjarrvënie” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.

Policia ka njoftuar se njoftuar se është identifikuar i dyshuari i parë për zjarrvënien në rrugën e “Flamurit” në Prizren më 9 gusht.

Poashtu edhe këtë të premte Policia e Kosovës ka identifikuar një të dyshuar tjetër për zjarrvënien në fushat e Mamushës, në drejtim të fshatit Neprebisht të Komunës së Suharekës.

“Pas veprimeve të marra është arritur të identifikohet K.H 57 vjeçar, i cili kishte ndezur një zjarr në shkurre, por edhe përkundër që zjarri është dalë nga kontrolli është arritur të lokalizohet shumë shpejtë. Edhe ndaj te dyshuarit policia me rekomandim të prokurorit ka incuar rastin ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Për shkak të gjendjes shëndetësore, i dyshuari ka shkuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.