IBAS fiton çmimin Inovacioni i vitit nga “ICT Awards”

U dëshmua edhe njëherë që IBAS është produkti më inovativ në trojet shqiptare. Në një garë tejet konkurruese të organizuar nga “ICT Awards” IBAS fitoi çmimin Inovacioni i vitit.

Faleminderit të gjithë çikave e djemve kosovarë që mundësuan jetësimin e kësaj ideje! Faleminderit të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që besuan në IBAS, shkruan IBAS në njoftimin e bërë nga kjo kompani në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook.

Përndryshe, IBAS është themeluar në vitin 2018 nga një grup entuziastësh, ideja e të cilëve ka qenë digjitalizimi i sistemit financiar në Kosovë. IBAS është institucion financiar i licencuar për emetimin e parasë elektronike, realizimin e pagesave, transferimit të parasë dhe kredidhënies për pagesa. Në edicionin e 9-të të ICT Awards fitoi çmimin Inovacioni i Vitit. Përmes këtij aplikacioni qytetarët kanë mundësi të kryejnë të gjitha shërbimet në një vend dhe me një fleksibilitet shumë të madh. Ata kursejnë kohë dhe para. Kjo platformë ka kosto më të ulëta për klientët, por edhe për bizneset.