Ilustrim

Ia vodhën aparatin e kafesë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhure në një lokal në Prishtinë, ku një person ka njoftuar se në restaruanit e tij kanë hyrë persona të panjohur që i kanë vjedhur pajisje të ndryshme.

Viktima ka njoftuar se atij u është vjedhur aparati i kafesë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohuri kanë hapur me forcë derën e restorantit të tij me ç’ rast kanë vjedhur një aparat kafeje, gypat e bakrit, pije alkoolike, një TV, katër zmadhues zëri, një kompjuter, një arkë fiskale dhe disa dekorime antike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.