Ia vjedhin qesen përplot me euro në qendër të qytetit

Një qytetar ka raportuar në Polici se derisa ka qenë duke shkuar në filialin bankar për deponim parash, një person i panjohur ia ka marrë qesen me para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:10 në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë.