Ilustrim

Ia vjedhin pëllumbat, burri e raporton rastin në polici

Një person ka raportuar në polici se i kanë vjedhur disa pëllumba. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës rasti ka ndodhur në fshatin Suhodoll në Mitrovicën e veriut.

Personi i cili ishte edhe mbajtësi i pëllumbave në polici ka raportuar se vjedhjen e kanë kryer disa persona të panjohur gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit rasti është dërguar në procedurë të rregullt.