Foto: Ilustrim

Ia vjedhin katër krerë kafshë në stallë

Katër krerë kafshë në vlerë rreth 3000 euro i janë vjedhur një personi në Gjilan.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima ka raportuar se nga stalla e tij i janë vjedhur katër krerë kafshë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon.