Ia vjedhin 20 makina për prodhim të valutave

Një qytetar ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga objekti përcjellës i shtëpisë 20 makina për prodhimin e valutave dhe 120 kartela grafike.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, ka ndodhur në fshatin Çabër të Zubin Potokut dhe është raportuar të premten rreth orës 20:30.

Ndërkohë që nuk është arrestuar askush, rasti vazhdon të hetohet.

Në maj të këtij viti, KALLXO.com ka publikuar hulumtimin për prodhimin e kryptovalutave në katër komunat e veriut të Kosovës.

Atje ka edhe banorë shqiptarë që po i lëshojnë pronat me qira për prodhimin e monedhave digjitale.

www.kallxo.com