Ia shqyejnë me thikë 4 gomat e veturës

Një qytetar ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë shqyer katër gomat e veturës.

Rasti ka ndodhur dje në Zubin Potok.

Qytetari ka treguar se gomat i janë dëmtuar me thikë derisa vetura e tij ishte e parkuar në afërsi të një restoranti.

Policia ka treguar se rasti është nën hetime.