Ilustrim

Ia 'sheh sherrin' Tik-Tokut, Policia ia merr pistoletën

Policia e Kosovës njofton se një personit i është sekuestruar një pistoletë pasi u identifikua nga disa video në Tik-Tok.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

I dyshuari është nga Komuna e Podujevës ndërsa rasti ka ndodhur në orët e vona të ditës se djeshme.