Ia rrahin burrin, gruaja sulmon fizikisht të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Pejë ku një burrë ka raportuar se pas një mosëmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar.

Gjatë përleshjes, gruaja e viktimës dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy të dyshuarit.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në Pejë.