Ilustrim
Ia rrahën djalin në shkollë në Prishtinë, babai raporton rastin në Polici
19.11.2024 - 10:28
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se djali i tij ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle.
Ngjarja, sipas raportit policor, ka ndodhur në rrugën Shpëtim Robaj në Prishtinë më 18.11.2024 në 13:00h.
Policia tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Po ashtu u njoftua se rasti i iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm” është nën hetime.