Ilustrim

Ia ndërron bravën e derës pasi i kishte 200 euro borxh

Një person ishte ankuar në Policinë e Kosovës pasi dikush i kishte ndërruar bravën e derës së banesës.

Sipas ankuesit, personi i dyshuar nuk e kishte lejuar të hynte brenda se t’i merrte gjësendet e veta.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur për shkak se ankuesi i kishte borxh 200 euro peronit që ia ka ndërruar bravën.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë të Veriut.