Ilustrim

Ia mori paratë për rregullim të vizës, arrestohet një person për mashtrim

Një rast i raportuar muajin e kaluar ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari për mashtrim.

Policia ka njoftuar me anë të raportit ditor se një person kishte mashtruar viktimën se do t’i rregullonte një vizë sllovene dhe nuk e kishte bërë.

Ngjarja ka ndodhur në Istog, ndërsa arrestimi është bërë dje nga policia.

I dyshuari madje sipas policia ka marrë edhe paratë nga viktima për rregullimin e vizës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale të mashtrimit.