Policia e Shtetit, kokainë

Ia kapën në flagrancë kokainën, arrestohet i dyshuari 30-vjeçar në Tiranë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se kanë arrestuar një 30-vjeçar, banues në Tiranë gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Collaboration”, që ka për qëllim goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Tek i dyshuari, E.Sh., Policia ka njoftuar se kanë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza kokainë, të cilat u tha se ishin gati për shitje dhe rreth 90 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza dhe po ashtu një peshore elektronike.

Siç njoftohet shërbimet e Policisë fillimisht kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E.Sh.

Gjatë kontrollit në automjet, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Më pas, në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës dhe të ambientit ku punonte 30-vjeçari, u gjetën edhe pjesa tjetër e sasisë së lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Siç ka thënë Policia, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re.

Operacioni është kryer nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet e sekuestruara u thanë se i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.