Ilustrim

Ia grabisin telefonin nën kërcënimin e thikës

 

Policia e Kosovës (PK), ka raportuar se mbrëmë rreth orës 21:00 një 20 vjeçar është ankuar se nën kërcënimi e thikës i është grabitur telefoni IPHONE 12.

Sipas ankuesit dy persona e kanë kërcënuar dhe grabitur përderisa ai ishte duke ecur.

PK njofton se nuk ka të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.