arma, prizren 15.08.2024 foto KOSOVO POLICE
Ia dha armën 10-vjeçarit, arrestohet një person në Prizren
Më 14.08.2024 rreth orës 14:00 në Prizren u arrestua një person.
I arrestuari dyshohet se më 07.08.2024 në lagjen Petrova në këtë qytetet, në një gazmend familjar ia kishte dhënë armën një fëmije 10- vjeçar.
“Në baze të një video-regjistrimi që ka siguruar policia, shihet një djal dhjetëvjeçar duke shtënë në ajër me një pistoletë” – thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë, më 15.08.2024.
Pas hetimeve, Policia identifikoi të dyshimtin dhe fëmijën. I dyshuari u arrestua dhe iu konfiskua pistoleta së bashku me njëzet fishekë.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.
“Pasi që arma ishte pa leje adekuate nga organet përgjegjëse , prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armës dhe municionit (20 fishek) , ndërsa kundër të dyshuarit është ngrit kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”” – thuhet tutje në komunikatë.