Ilustrim

I zhdukuri në Deçan gjendet i vdekur në pyll

Një person në Deçan, më 20 shkurt ishe raportuar në polici si person i zhdukur.

Policia ka njoftuar se i njëjti është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në një pyll në Deçan.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar në polici se në pyll kishte vërejtur disa rroba të njeriut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë bërë ekzaminimin e trupit të viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.