Ilustrim

I vjedhin veturën, brenda kishte armë dhe para

Një person ka raportuar në Polici se disa persona të dyshuar dhe të panjohur deri më tash ia kanë vjedhur veturën.

Ankuesi ka deklaruar së në veturë kishte pasur një revole me leje si dhe para të gatshme.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme në Çagllavicë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.