Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I vihet zjarri një veture 'Golf 8' në Vushtrri, rasti po hetohet nga Policia

Një burrë është ankuar në Policinë e Kosovës së dje në orët e para të ditës së djeshme, rreth orës 03:00 persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturës së tij në Vushtrri.

Siç është thënë në raportin 24-orësh të Policisë, viktima ka raportuar se të dyshuarit fillimisht kishin hedhur diçka mbi veturën e tij ‘Golf 8’ me targa vendore dhe më pas ia kishin vënë zjarrin.

Tutje, viktima thuhet se ka raportuar se familjarët e tij e kanë vërejtur zjarrin dhe e kanë shuar atë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe janë duke e hetuar rastin.