Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I vihet flaka plantacionit me mjedra në Podujevë

Një rast i zjarrëvenies është regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Bradash të Podujevës.

Dje rreth orës 13:15, në person ka raportuar në Polici së disa persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një plantacioni me mjedra.

Sipas njoftimit, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet  nga ana e policisë si zjarrvënie.