
Ilustrim - Vjedhje e veturës
I vidhet vetura brenda garazhës së villës, Policia jep detaje
15.2.2025 - 12:05
Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se dikush ia ka vjedhur veturën.
Sipas ankuesit, vetura ishte brenda garazhit të villës në momentin kur ishte vjedhur.
Përveç veturës, ankuesi ka raportuar se brenda ka pasur edhe gjëra të tjera.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij të parkuar në garazhin e vilës. Sipas viktimës në veturë kishte pasur edhe gjëra tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bellopojë të Pejës, në orët e para të mëngjesit së 14.02.2025