Malisheva

I vidhet revolja me 18 fishekë

Një person nga fshati Carralluk i komunës së Malishevës është ankuar në Polici, se persona të panjohur i kanë thyer veturën, në të cilën ka pasur një çantë krahu dhe brenda çantës ka pasur një revole dhe karikatorin me 18 fishekë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:00.