Foto: Ilustrim

I vidhen stoli e para në shtëpi, deri sa pronari ishte në dasmë

Një qytetari nga Gjakova, i janë vjedhur gjësende me vlerë dhe para të gatshme në shtëpinë e tij, derisa ai ndodhej në një aheng familjar. Ankuesi, sipas Policisë së Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë i hyrë në shtëpinë ku nuk ndodhej askush nga familjarët e tij, t’i kenë vjedhur disa stoli dhe para të gatshme.

Rasti, siç njofton Policia e Kosovës, është nën hetime dhe po punohet për identifikimin e të dyshuarve.