I vidhen 50 mijë dollarë një personi në Pejë

Një personi në Pejë i janë vjedhur 50 mijë dollarë amerikan në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari Q. Z., ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe ia ka vjedhur 50 mijë dollarë.

Tutje në raport thuhet se dy ditë pas Policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin e këtij rasti.

Ngjarja ka ndodhur më 04.08.2020 në fshatin Novosellë të Pejës.