I vetaksidentuari në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK (VIDEO)

KALLXO.com para pak minutave raportoj për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal afarist”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit, ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

 

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë (VIDEO)