I vënë zjarrin druve në fabrikë të riciklimit, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Një punëtor i sigurimit në fabrikën e riciklimit në Mitrovicë, ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kanë detyruar që të hapë derën e deponisë.

Sipas Policisë, personat dyshohen se kanë hedhur një shishe me benzinë në dru dhe i kanë vënë flakën druve. Më pas të njëjtit kanë ikur me veturë nga vendi i ngjarjes.

Në raportin policor thuhet se, punëtori më ndihmën e kolegëve të tij kanë arritur të fikin zjarrin.

Njësitë policore nga vendi i ngjarjes kanë sekuestruar një shishe e cila dyshohet te ketë qenë me benzinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.