I vdes prindi në QKUK, i biri denoncon doktorët në Polici

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës pasi që prindi i tij kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pasi e kishte dërguar prindin për kontroll në spital në orës 7 të mëngjesit, 4 orë më vonë, ishte njoftuar se prindi i tij ka vdekur.

I njëjti ka njoftuar Policinë e Kosovës duke i denoncuar doktorët për trajtim të pandërgjegjshëm.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe  rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur të premten, më 26 mars.