Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

I vdekuri në minierën e Trepçës, 39 vjeçar

Punëtori me inicialet R.D. ka vdekur sot pas një aksidenti në Minierën e Trepçës, njësia në Leposaviq.

KALLXO.com mëson se R.D., 39 vjeçar, ishte baba i katër fëmijëve. Ai ka qenë i angazhuar me punë të përditshme dhe ato profesionale në këtë ndërmarrje.

Siç mëson KALLXO.com, Inspektorati i KPMM-së dhe institucionet tjerë ende janë duke u marrë me shkaktarët që çuan në vdekjen e punëtorit 39 vjeçar.

Një i vdekur në Minierën e Trepçës