Foto: Ilustrim

I vdekuri në aksidentin e djeshëm - shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës njofton se personi që vdiq dje në aksidentin e trafikut në rrugën Prishtinë-Pejë, në zonën e Komoranit, është shtetas i Shqipërisë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Viktima është një person i gjinisë mashkullore.

Po ashtu, në këtë aksident ka mbetur e lënduar një shtetase e Shqipërisë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur në një kamion, i cili ishte i parkuar në parkingun e një pompe derivatesh.

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Pejë, vdes një person

Sipas Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion.