I vazhdohet mandati edhe për tre muaj Komisionit Hetimor për hidrocentralet
23.11.2020 - 10:57
Kuvendi i Kosovës ia ka zgjatur mandatin edhe për tre muaj shtesë Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë.
Kjo u mundësua në seancën e sotme të Kuvendit, për të cilin votuan për 61 deputetë.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha arsyetoi kërkesën për zgjatjen e mandatit.
“Ne kemi kërkuar të shtyhet për 3 muaj kohëzgjatjen e komisionit hetimor për shkak të punës voluminoze. Kjo kërkesë është parashtruar në komision prej propozuesit Haxhi Avdylai dhe është miratuar dhe me këtë e kemi të nevojshme që edhe buxheti të dyfishohet për shkak të angazhimit”, theksoi ajo.