Ilustrim

I thyejnë banesën, policia kap të dyshuarin

Policia e Kosovës, ka arritur të kap një të dyshuar për vjedhje në një banesë në Prishtinë dhe të gjej gjësendet e vjedhura në një objekt të pabanuar. Rasti i ndodhur ditën e djeshme, sipas Policisë së Kosovës, është lajmëruar nga ankuesja grua, e cila ka raportuar se kur është kthyer në banesën e saj, ka vërejtur se ajo i është thyer nga përsosna të panjohur, të cilët pasi kanë hyrë me forcë në banesë, kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Policia e Kosovës njofton se ka arritur të identifikojë njërin nga të dyshuarit, si dhe ka arritur të gjejë gjësendet e vjedhura, në një objekt të braktisur.