
Ilustrim
I tërhoqën vërejtje për zhurmën në banesë, qytetari dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë
06.1.2025 - 10:26
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka sulmuar tre zyrtarë policorë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për t’i tërhequr vërejtjen për zhurmë të madhe.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë, më 05.01.2025, në orën 02:23 – sipas Raportit 24 orësh.
“Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.” – njofton Policia.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar”.