
I shqiptuan gjobë, një person dyshohet se sulmoi dy policë
04.2.2023 - 08:56
Në orët e mbrëmjes në Prishtinë, në rrugën “Bashkim Fehmiu” është arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas policisë, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për një kundërvajtje në trafik.
Në lidhje me rastin e njëjtë është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.