Zv.presidnetja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, Foto: Facebook

I shpëton atentatit zv.presidentja e Argjentinës, nuk shkrepet arma (VIDEO)

Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner ka arritur t’i shmanget një atentati, kjo pasi arma e personit të armatosur u bllokua teksa e drejtoi atë kah zv.presidentja.

Fernández de Kirchner ishte duke përshëndetur mbështetësit jashtë shtëpisë së saj kur një burrë doli nga turma dhe i drejtoi një pistoletë në fytyrë, raporton BBC.

 

Presidenti Alberto Fernández tha se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk shkrepi.

Fernández de Kirchner është përfshirë në një gjyq korrupsioni dhe po kthehej nga gjykata. Ajo i mohon akuzat.

Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediat lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar. Ata po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit.

Duke iu drejtuar kombit vonë të enjten mbrëma, presidenti Fernández tha: “Cristina mbetet gjallë sepse, për një arsye ende të pakonfirmuar teknikisht, arma, e cila përmbante pesë plumba, nuk shkrepi”.