Foto: Ilustrim

I shkon para shtëpisë dhe e kërcënon me armë zjarri, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur me armë zjarri një person.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të mëkurën rreth orës 15:00 në fshatin Banullë të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte shkuar të shtëpia e viktimës dhe e ka kanosur atë.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë” – thuhet në raportin policor.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.