I shkoi në shtëpi duke thyer urdhrin e Gjykatës, arrestohet një person

Raportohet se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti ka shkuar në shtëpinë e një e viktimës grua të cilën e kishte fyer dhe ofenduar.

I dyshuari po ashtu nuk kishte respektuar urdhrin nga gjykata me të cilën urdhër atij i ndalohet që t’i ofrohet viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’UÇK’’ në Prishtinë rreth orës 21:00.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.