Lutfi Bilalli

I shkarkuari nga Glauk Konjufca me reagim jashtë nivelit të një konsulli

Dje, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, shkarkoi 14 konsuj në disa vende të ndryshme.

Vendimi, tha ai, është legjitim dhe largimet e konsujve kanë ardhur për pasi disa prej tyre kanë lidhje partiake.

Ndër të shkarkuarit ishte edhe Lutfi Bilalli, konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë.

Bilalli ka reaguar pas shkarkimit por edhe ka përdorur një gjuhë të vrazhdë dhe jashtë nivelit të një konsulli ndaj ministrit Glauk Konjufca.

Lutfi Bilalli ishte kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të vitit 2017 nga AAK.

Me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, shihet në shumë fotografi që i ka postuar në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

O debilla (turma pa tru) shkurtoni naj dru te shpija e hyni në banjo (pastronu ) hiqni morrat nga koka se i ashtuquajturi ministër i qeverisë Burdushi po ju hipnotizon.

A e ke ni për at ministrin e Burdushit si zgerdhihet si “Pelë e Rahoves” ai është në gëzim që u emru minister ( në qejfë të nuses), por vizitori i Burdushit i dobtë dhe me njohuri të cekta i cili nuk e ka hallin e qytetarve as mirëqenjen e tyre po hall e ka rehatin dhe lluksin e vet .

Spastrime politike: 1981 , 1990 , 2020

Paria e pushtetarve : Urraaaa partizan lufta e klasave ka filluar!

Turma: t’i vrasim e t’i varni në litarë!

Ky është manifestimi i revulucionarve të rinjë.

Por forcat progresive dhe demokratike nuk do lejojnë që zgjebat e revulucionarve ta kontaminojnë Kosovën!

#PovijeKohaMbaroiDita#