Foto: Ilustrim

I shkaktuan lëndime të rënda një 40 vjeçari, dy të arrestuar në Ferizaj

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona të cilët i kishin shkaktuar lëndim të rëndë trupor një personi dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Personi me inicialet H. A. i moshës 40 vjeçare kishte pësuar lëndime trupore nga dy persona, të  cilit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar ‘Lëndim trupor’ . I lënduari pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Njësia e Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, pas një pune hetimore, mbledhjes  së informacioneve në terren, në po të njëjtën ditë, rreth orës 15:55 ka arrestuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje me inicialet E. SH. dhe SH. N.,  të moshave 17 vjeç.

“Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani të avokatëve mbrojtës dhe prindërve të tyre, me vendim të Prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë , ndërsa rasti është ri cilësuar Lëndim i rëndë trupor, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.