Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini - Foto: REL/Reuters

I rrezikshëm për Italinë, Matteo Salvini dëbon kosovarin 43 vjeçar

Kosovari M.M, 43 vjeçar është dëbuar sot nga Italia me vendim të zëvendës kryeministrit të Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka bërë të ditur se kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e vendit.

“Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot, se ka nënshkruar dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s. Siç pohohet në njoftimin e tij publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi, partner tradicional i shqiptarëve dhe i Republikës së Kosovës. Ngjashëm veprojmë edhe ne, kur vlerësojmë që dikush paraqet rrezik për sigurinë tonë”, ka shkruar Zyberaj.

Ai tutje ka shtuar se Kosova do të bashkëpunoj ngushtë me Italinë dhe vendet e tjera për të luftuar çfarëdo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e secilit vend.

“Kosova e ka dhënë këtë shembull edhe duke treguar se mund t’i trajtoj të përfshirët e drejtpërdrejtë në ish vatrat e përhapjes së luftërave dhe urrejtjes. Këtë do ta bëjmë me durim e drejtësi. Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfarëdo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend. Sot vetëm në partneritet dhe në koordinim, mund të ndjehemi të sigurt si komunitet evropian dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Zyberaj.

Tutje, në njoftim thuhet se autoritete e Kosovës do të merren me rastin e 43 vjeçarit Kosovarë.